Hoze Maria Del Nido ka tallur kohët e fundit La Ligën për mungesën e konkurrencës, për shkak të dominimit të dy skuadrave më të mëdha dhe Valdano mendon se është vetëm çështje kohe para se Barcelona dhe Madridi të vazhdojnë në këtë mënyrë.

“Në të ardhmen Madridin dhe Barcelonën do të jemi të detyruar t’i shohim diku tjetër, në gara për klubet të cilat zhvillojnë të njëjtën shpejtësi, përfundimisht do të shkojnë në një kampionat evropian”, tha Valdano për Ser Cadena.
“Hendeku midis të dy skuadrave të mëdha dhe pjesës tjetër do të bëhet edhe më i madh në vitet e ardhshme. Juve nuk mund t’ju ndihmoj, por unë mendoj se gjërat vetëm do të keqësohen me kalimin e kohës.”
“Barcelona dhe Real Madridi e kanë të gjithë botën, ndërsa të tjerët kanë vetëm komunitetin e tyre.”
Barcelona në sezonin 2011-12 e filloi fushatën në ligë me një fitore 5-0 ndaj Villarrealit, ndërsa Real Madridi e mposhti 6-0 Zaragosën dhe ky është dominimi, tha ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 02 September 2011 21:25