Me dy gola të Diego Forlan dhe një të Luis Suarez, Uruguaji e ka fituar titullin e 15-të në histori të tij, në Copa America, duke e mposhtur me 3:0 në stadiumin “El Monumental”, kombëtaren e Paraguajit.
Uruguaji, me këtë fitore, është kombëtarja më e trofeshme në historinë e kësaj kupe. Triumfi i fundit i këtij gjigandi të futbollit të Amerikës Latine ishte në vitin 1999.
Luis Suarez është shpallur lojtari më i mirë i Copa America, kurse gardiani i Paraguajit, Husto Vilar është shpallur portiere më i mirë, ndërkaq epitetin e golashënuesit të kësaj gare e fitoi sulmuesi i Perusë, Hose Paolo Guerrero, me 5 gola të shënuara.
Uruguaji në rrugën drejt finales e kishte eliminuar në çerekfinale Argjentinën e Lionel Messit, ndërkaq Paraguaji gjigandin tjetër, Brazilin e Neymar-it, dy prej favoritëve kryesorë për titullin e Copa America. (LajmeShqip.com)
Monday, 25 July 2011 11:08