Teo Uollkot duket se ka gjetur më në fund akordin me Arsenalin dhe 23 vjeçari pritet të firmosë shumë shpejt marrëveshjen pesëvjeçare nga e cila pritet të përfitojë rreth 100 mijë paund në javë.
“Shpresoj që marrëveshja të nënshkruhet brenda fundjavës, pasi ekziston një mundësi e tillë. Optimizmi im është 99% aktualisht”, ishin fjalët e trajnerit Arsen Venger rreth kësaj çështje.
Trajneri ka pranuar se kishte pasur frikë se mos edhe futbollisti i kombëtares angleze largohej nga skuadra e tij, ashtu siç kanë bërë në vitet e fundit disa lojtarë të njohur si Fabregas, Nasri, Van Persie dhe Song.
“Sigurisht, në një moment isha i frikësuar se ai mund të largohej, për shkak të eksperiencave që kemi me negociata të tilla. Kur gjërat zgjaten pafundësisht, nuk është asnjëherë një shenjë e mirë. Na u desh pak kohë për të arritur aty ku dëshironim. Nuk është finalizuar ende si marrëveshje, por shpresoj që të bëhet gjatë fundjavës, tha trajneri i Arsenalit. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 January 2013 09:42