Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi të ri, kurse raportohet se ka bërë gati ofertën prej 50 milionë euro për sulmuesin e Monakos, Anthony Martial.
Mirror shkruan se djajtë e kuq në këtë afat kalimtar dëshirojnë të përforcohen me sulmuesin e ri të Monakos, i cili ka një potencial të jashtëzakonshëm, transmeton Koha.net.
19 vjeçari, është i lidhur me një largim nga Ligue 1, pas një sezoni shumë të mirë me Monakon, për të cilët ka shënuar nëntë gola në 35 paraqitje.
Louis van Gaal është kritikuar për mos transferimin e një sulmuesi, pasi Wayne Rooney ende nuk ka arritur që të gjejë rrugën e golit, në katër ndeshjet e para në Premier Ligë.
Ndërsa humbja e mbrëmshme kundër Swanseas, me rezultat prej 2-1, e rrit edhe më tepër presionin te trajneri Louis van Gaal, që të transferojë edhe një lojtarë.
Monday, 31 August 2015 13:06