Manchester United ka bërë ofertë 9. 2 milionë funte për mbrojtësin e Lens, Raphael Varane. Manchester United e kanë dërguar një ofertë ne vlerë prej 9. 2 milionë funte, për mbrojtësin 18 – vjeçar, francezin, Raphael Varane, por ka të ngjarë të përballen me konkurrencën nga Real Madrid.
Lens janë të përgatitur të shndrojnë në të holla mbrojtësin e tyre, pasi ata janë larguar nga Liga e parë dhe United e ndjek të riun që nga fillimi i sezonit të kaluar.
Megjithatë, Varane ka thënë se nëse ai do të lëviz vetëm për një nga klubet e mëdha të Evropës, ai nuk dëshiron të përfundojë i mbërthyer në stol dhe do të bashkohen me United nëse atij i garantohet një vend si titullar nga ana e Sir Alex Fergusonit.
“Ajo që më intereson është që dua të luaj rregullisht, kështu që unë duhet të mendojë me kujdes dhe duhet të shkojë në një klub që do të më lejon të bëj progres”, ka thënë ai.
Për mbrojtësin francez, Manchester United do të përballet me konkurrencë jashtëzakonisht të fortë nga Reali i Madridit, i cili është futur në garë për 18 – vjeçarin, mbrojtësin e Lens dhe këtë e ka rekomanduar vetë Zinedin Zidane.
Këshilltari i tij dhe vetë lojtari ishin në Bernabeu. Nëse Mourinho do t’i garantoj lojtarit një vend në formacionin bazë, atëherë ai mund të transferohet tek Reali.
Por, për të fituar vendin bazë në ekipin e Mourinhos duhet të punoj shumë, sepse duhet të zë vendin e Pepes ose Carvalhos, të cilët kanë shumë përvojë në krahasim me 18 – vjeçarin. Për shërbimet e tij janë të interesuara shumë ekipe të mëdha evropiane, por vetëm Man United ka bërë ofertë zyrtare deri më tani.
Friday, 17 June 2011 16:53