Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka thënë se kritikat e mediave për Arjen Roben kanë ndikuar te ndeshja e fundjavës që kaloi.
Bavarezët fituan 2-0 ndaj rivalëve të Shalkes duke u ngjitur në vendin e dytë por kjo nuk e ka kënaqur Hënes.
Sipas tij, Arjen Roben do të kishte shënuar 2-3 gola po të mos kishte qenë për ndryshimin e mënyrës së tij të lojës për shkak të asaj që shkruhej rreth tij në shtypin sportiv.
“Nëse nuk do të kishim patur këtë lloj kritike në javët e fundit, Roben me siguri do të shënonte 2 apo 3 gola të tjerë”.
“Këto polemika mbi faktin që ai është individualist, e kanë detyruar atë të pasojë topin edhe atëherë kur ai mund të finalizonte vetë. Kështu ndikohet një ndeshje futbolli edhe pa qenë pjesë e saj”, ishte shpërthimi i Hënes para mediave gjermane. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 16:10