Trajneri i Ukrainës, Oleg Bllohin, ka publikuar listën paraprake prej 26 lojtarësh nga e cila do të dalin emrat që do të marrin pjesë në Euro 2012, aktivitet që organizohet në mënyrë të përbashkët nga ky shtet dhe Polonia.
Problemet më të mëdha të kësaj kombëtareje kanë lidhje me portën ku mungojnë tre portierët kryesorë: Oleksandr Rybka (pezulluar dy vjet për doping), Oleksandr Shovkovski (dëmtim në shpatull) dhe Andri Dikan (dëmtim në fytyrë).
Golashënuesi kryesor, Andrei Shevçenko, u përfshi në listë ndonëse ka qenë i dëmtuar gjatë javëve të fundit dhe nuk pritet të jetë në formën më të mirë në një aktivitet ku ai do të ketë mundësinë të thotë fjalën e fundit të karrierës së tij në arenën ndërkombëtare.
Thuajse gjysma e listës përbëhet nga futbollistë të Dinamos së Kievit, ndërsa i vetmi lojtar nga Evropa Perëndimore është mesfushori i Bajern Mynih, Anatoli Timoshçuk. (LajmeShqip.com)
LISTA PARAPRAKE E UKRAINËS
Portierë: Oleksandr Bandura (Metalurd Donetsk), Oleksandr Goriainov (Metalist Kharkiv), Maksim Koval (Dinamo Kiev), Andri Piatov (Shakhtar Donetsk).
Mbrojtës: Bohdan Butko (Ilivvivets Mariupil), Oleksandr Kuçer (Shakhtar Donetsk), Vitali Manxhiuk (Dnjepro Dnjepropetrovsk), Taras Mikhalik (Dinamo Kiev), Jaroslav Rakitski (Shakhtar Donetsk), Jevhen Selin (Vorskla Poltava), Jevhen Khasheridi (Dinamo Kiev), Viaçeslav Shevçuk (Shakhtar Donetsk).
Mesfushorë: Oleksandr Aliev (Dinamo Kiev), Denis Garmash (Dinamo Kiev), Oleh Gusev (Dinamo Kiev), Jevhen Konoplianka (Dnjepro Dnjepropetrovsk), Serhi Nazarenko (Tavria Simferopol), Ruslan Rotan (Dnjepro Dnjepropetrovsk), Taras Stepanenko (Dinamo Kiev), Anatoli Timoshçuk (Bajern Mynih), Andri Jarmolenko (Dinamo Kiev).
Sulmues: Andri Voronin (Dinamo Moskë), Marko Deviç (Metalist Kharkiv), Artem Milevski (Dinamo Kiev), Jevhen Selezniov (Shakhtar Donetsk), Andri Shevçenko (Dinamo Kiev).
Wednesday, 09 May 2012 08:40