Anglia është akuzuar për sjellje raciste pasi ka lënë jashtë kombëtares Rio Ferdinand. Kjo akuzë ka ardhur nga goja e Grigori Surkis, presidentit të Federatës Ukrainase të Futbollit, i cili ka sulmuar ashpër edhe median britanike për imazhin e keq që i ka dhënë vendit të tij para fillimit të turneut.
“Nuk mund të na kritikoni ne nëse nuk keni larguar racizmin brenda jush. Dua që të keni vëmendje, sepse shpesh racizmi ndodh në vende si ai ku lindi futbolli. Në Angli, ekipi kombëtar, nuk mori një lojtar për shkak të një konflikt rreth racizmit dhe kjo mendoj se është mjaftueshëm që të përqendrohemi te gjërat më të rëndësishme”.
Komentet e Surkis erdhën një ditë pasi UEFA hapi zyrtarisht hetime për sjellje raciste të tifozëve gjatë ndeshjeve Spanjë-Itali dhe Rusi-Republikë Çeke.
“Mund të ketë raste individuale në stadiume por besoj se nuk duhet t’i japim vëmendje këtyre rasteve. Ne mundohemi ta luftojmë racizmin por turneu ka filluar dhe unë jam i sigurt që nuk ka racizëm në Ukrainë”, tha Surkis. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 June 2012 11:40