Tomas Ujfalusi ka zbuluar sekretin e madh për Radio Sportiva, duke thënë se në Spanjë është sekreti i hapur: Kun dëshiron të bashkohet me Real Madrid. ”Aguero ka vendosur të shkojë në Real Madrid”, tha Ujfalusi.
Ai e pranon se tifozët do të jenë të hidhëruar pas transferimit te Agueros në Real Madrid.
“Aguero është një mit për tifozët e Atleticos, e ne do të shohim se çfarë do të ndodhë sepse ka një rivalitet të madh midis Atletico Madridit dhe Real Madridit. Unë nuk mendoj se është e lehtë për të”, tha Tomas Ujfalusi.
Siç njoftoi gazeta Marca, sulmuesi dëshiron që të transferohet në Real Madrid, por puna është tek Real Madridi, se sa e dëshirojnë atë.
Në anën tjetër, në Santiago Bernabeu, ai nuk është shumë i kërkuar dhe, si duket, mundësia që Kun Aguero të transferohet në Madrid është e vogël.
Vetëm transferimi i Benzemas drejt Arsenalit, mund ta ndryshojë gjendjen e tanishme, por sot që të dy, Benzema dhe Higuain, janë me “gracka” për transferim.
Sergio Aguero, kur u pyet rreth klubit të Real Madridi, tha se ka ”disa opcione, por asgjë konkrete”.
Ndërsa, Arsen Wenger, trajneri i Arsenalt, iu ka kërkuar drejtuesve të ekipit për ta transferuar nga Real Madridi sulmuesin francez Karim Benzema, i cili kërkohet prej kohësh nga Arsenali.
Ëenger kërkon një sulmues, pasi që Fabregas me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit dhe Benzema shikohet nga drejtuesit e Arsenalit si sulmuesi i duhur për ekipin e topxhinjve të Londrës.
Wednesday, 25 May 2011 13:57