Për lojtarin të cilin ishte përfolur shumë në media se kishte marrë karton të qëllimshëm në ndeshjen e parë kund Shakhtar, dhe të gjithë mendonin se ai nuk do te luaj në gjysmëfinalen e Champions League të cilën Barcelona e zhvillon kundër Realit te Madridit në Bernabeu, organi me i larte i këtij kompeticioni UEFA, ka lëshuar një lajm të mire në drejtim të Barcelonës ku thuhet se mesfushori nuk ka asnjë lloje dënimi dhe mund të luaj në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Bernabeu.
“Kontrolli i UEFA dhe komitetit disiplinor nuk e shohin në këtë mënyrë, dhe konfirmuan se lojtari nuk do të sanksionohet.” thuhet në deklaratë në faqen zyrtare të Barcelonës.”
“Barcelona ka dërguar kërkesën e tyre ne UEFA duke apeluar kundër propozimit për të ndaluar lojtarin për një ndeshje shtesë si rezultat i kartonit të verdhë të treguar në çerek-finalen e Champions League kundër Shakhtar më 6 prill.”
“UEFA ka njoftuar se nuk do të ketë suspendim për mesfushorin. UEFA ka njoftuar gjithashtu se mesfushori e as klubi nuk do të përballen me ndonjë dënim financiar.”
“Kjo do të thotë ky lojtar do të jetë në dispozicion për Pep Guardiolan, në ndeshjen e parë të të Champions League me Madrid.”
Real Madrid nuk mund të jenë të kënaqur me vendimin, sepse Xabi Alonso dhe Sergio Ramos janë gjobitur nga UEFA pasi morën kartonët me qëllim kundër Ajax.
Të dy ekipet takohen sonte në finale për Copa Del Rey, dhe të gjithë shpresojmë për një spektakël.
Wednesday, 20 April 2011 16:53