PAS Janina do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ndërkombëtar, pasi UEFA ka vendosur që të refuzojë licencimin e tyre për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm, sepse nuk përmbushin detyrimet financiare të vendosura nga kjo organizatë.
Klubi ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Emiljano Vila dhe Andi Lila, mendohej se do të merrte pjesë në Europa League për herë të parë në historinë e vet, pasi u rendit i katërti në fund të këtij sezoni. Por UEFA ka dhënë vendimin që zyrtarizon Skoda Ksanthi si ekipin që do të luajë në Europa League në sezonin e ardhshëm, ndonëse u rendit poshtë PAS Janinës në kampionat.
Ndërkohë, UEFA ka përjashtuar edhe kandidaturën e Panathinaikos me të njëjtin motivacion, duke cituar parregullsi në dokumentacionin financiar, për të lenë klubin grek jashtë Europa League në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Friday, 21 June 2013 18:49