UEFA kanë anuluar ndeshjen miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Shkëndijës.
Ndeshja miqësore e paraparë të luhej ndërmjet Shkendijës së Tetovës dhe Prishtinës është anuluar nga UEFA.
Kjo krejt për arsye se, Kosova e as skuadrat e saj nuk mund të luajnë kundër shteteve apo skuadrave të dala nga ish Jugosllavia.
Skuadra e Shkëndijës ka lajmëruar se UEFA nëpërmjet një shkrese dërguar Federatës së futbollit të Maqedonisë, i ndalon përballjet e skuadrave kosovare me skuadrat e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia.
Kujtojmë se një ditë më parë, UEFA kishte anuluar edhe miqësoren ndërmjet Besës së Pejës dhe Shkupit për të njëjtën arsye.
Saturday, 25 July 2015 22:18