UEFA ka filluar të vërë në zbatim rregulloren e fair-play financiar duke marrë masat e para ndaj disa klubeve evropiane. Ajo ka bërë të ditur se ka bllokuar momentalisht shpërblimet financiare që duhej të përfitonin 23 skuadra për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës të sezonit 2012-2013.
Komisioni i Kontrollit Financiar, ku kryetar është ish-kryeministri belg, Zhan Luk Dehaen, publikoi edhe emerat e 23 klubeve të cilat duhet të vërtetojnë se kanë bilance financiare të rregullta nëse dëshirojnë që të marrin shpërblimet që shpërndan UEFA për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.
Bie në sy që mes këtyre skuadrave është edhe Shkendija e Tetovës, e cila akuzohet ashtu si skuadrat e tjera që ka detyrime financiare ndaj klubeve të tjera, punonjësve aktualë apo të mëparshëm, apo autoriteteve financiare. Në listë ka emra mjaft të njohur të futbollit evropian, duke filluar nga fituesit në Europa League, Atletiko Madrid, për të vazhduar me skuadra si Sporting Lisbonë, Malaga e Fenerbahçe. (LajmeShqip.com)
Lista e plotë e skuadrave të penalizuara nga UEFA
FK Borac Banja Luka, FK Sarajevë, FK Zheljezniçar (Bosnje Hercegovinë), PFC CSKA Sofie (Bullgari), HNK Hajduk Split, NK Osijek (Kroaci), Atletiko Madrid, Malaga (Spanjë), Makabi Netanja FC (Izrael), FK Shkendija 79 (Maqedoni), Floriana FC (Maltë), FK Buduçnost Podgorica, FK Rudar Pjevlja (Mali i Zi), Ruç Çorzov (Poloni), Sporting Lisbonë (Portugali), Dinamo Bukuresht, Rapid Bukuresht, Vaslui (Rumani), FC Rubin Kazan (Rusi), FK Partizan, FK Vojvodina (Serbi), Eskishehirspor, Fenerbahçe (Turqi)
Wednesday, 12 September 2012 09:37