Nuri Seferi shënoi fitoren e 35-të në peshën cruiser në ringun profesionist, kur në Berlin pas tetë rundeve mposhti brazilianin Gysmyr Perdomo me vendim unanim të arbitrave.
Rundi i parë ishte më shumë testim i kundërshtarit, deri sa në të dytin Seferi me brekë të zeza dhe hartën e Shqipërisë natyrale, ndërmori disa aksione bindëse ndaj kundërshtarit të tij. Perdomo u mundua të përdor gjatësinë e duarve në rundin e tretë, por boksieri shqiptar ishte më bindës.
Në rundin e katërt, Seferi huqi në disa raste kundërshtarin që ishte mjaft i kujdesshëm. Boksieri shqiptar e filloi më ngadalë rundin e pestë, por ishte dominant në pjesën më të madhe të tij me gjuajtje të fuqishme, ndonëse kishte edhe mjaft huqje, për shkak se venezuelasi shihet se është mjaft i lëvizshëm. Ky epitet i brazilianit vërehet edhe në rundin pasues, kurse Seferi vetëm pas afrimit sulmon, deri sa Perdom o mundohet ta mbajë në distancë me duart e gjata.
Raundi i shtatë ishte po ashtu në anën e Seferit, i cili nuk arriti të realizonte seri të gjuajtjeve dhe kishte mjaft huqje. Edhe në rundin e fundit, atë të tetë u vërejt dominimi i “Tysonit shqiptar” i cili edhe i çau mollëzën e majtë brazilianit, për çfarë u nevojit aprovimi i mjekut që dueli të përfundojë, ndonëse ai ishte i gjakosur.
Publiku shqiptar në Berlin në rundin e fundit thërriste “Duam fitore, duam fitore”. Pas përfundimit të duelit, Seferi u mbështoll me flamurin shqiptar, ashtu si edhe hyri në ring, ndërsa ovacione.
Në fund, arbitri në ring shpalli Seferin fitues me vendim unanim, kurse publiku shqiptar filloi të thërriste “O sa mirë me qenë shqiptar o hej”, një thënie e njohur e Tifozave kuqezi që janë përkrahje e madhe e boksierit shqiptar, transmeton “Sporti1”.
Seferi tani ka 35 fitore (20 me nokaut) dhe 6 humbje, kurse Gusmyr P erdomo 21 fitore (14 me nokaut) dhe 4 humbje.(Kosovapress)
Saturday, 12 April 2014 18:57