Bredli Uigins thelloi diferencën në kryesimin e Turit të Francës në 113 sekonda ndaj ndjekësit të tij më të afërt pas suksesit në garën e kronometrit individual.
Britaniku kompletoi etapën në 51 minuta e 24 sekonda, duke mundur shokun e skuadrës, Kristofer From, të cilin e la pas 35 sekonda, për të siguruar suksesin e parë në një etapë të turneut francez
Kampioni në fuqi, australiani Kadel Evans, i cili e filloi ditën në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, vetëm 10 sekonda pas Uigins, e përfundoi etapën vetëm në vendin e 6-të, 1 minutë e 43 sekonda pas fituesit.
From është ngjitur nga vendi i gjashtë në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, vetëm 14 sekonda pas australianit, i cili tashmë është 1 minutë e 53 sekonda nga Uigins, ndërsa turi i drejtohet ditës së parë pushim të këtij edicioni.
“Gara individuale është ajo që arrij të bëj më mirë”, tha 32 vjeçari Uigins pasi u ngjit dy herë në podium. “E dija që po bëja një garë shumë të mirë që prej fillimit të saj. Kjo është ajo për të cilën po stërvitem. Të them të drejtën nuk mendova për fitoren e etapës, mendova më shumë për klasifikimin e përgjithshëm”. Kjo ishte hera e parë që një etapë e Turit të Francës ka dy britanikë në dy vendet e para. (LajmeShqip.com)
Renditja e Turit të Francës pas etapës së 9-të
1. Bredli Uigins 39 orë 09’20’
2. Kadel Evans +1’53”
3. Kristofer From +2’07”
4. Vinçenco Nibali +2’23”
5. Denis Mençov +3’02”
6. Haimar Zubelda +3’19”
7. Maksim Monfort +4’23”
8. Tixhei Van Garderen +5’14”
9. Jurgen Van Den Bruk +5’20”
10. Nikolas Roshe +5’29”
Monday, 09 July 2012 17:38