Zinedine Zidane është drejtori i ri sportiv i Real Madridit. Një lajm i rëndësishëm ky për klubin torinez, duke qenë se e bën Juventusin të privilegjuar në raport me klubin spanjoll.
Sipas Tuttosport, pritet që në javët në vijim, të zhvillohet një takim mes Marotta, Paratici, Perez, Zidane.
Nëse shoqëria bardhezi do të bëjë hapa të tjerë përpara për Sergio Aguero, atëherë do të flitet vetëm për Royston Drenthe dhe Lassana Diarra. I pari është një opsion për krahun e majtë kurse i dyti pritet të jetë një nga 5 mesfushorët e vënë në dispozicion të Conte dhe mund të kontribuonte në cilësi dhe sasi loje.
Ndërkohë edhe Presidenti i Atletico Madridit, Angel Gil Marin ka thënë se klubi i vetëm që ka shprehur interesim serioz për Agueron është Juventusi kundrejt Realit i cili nuk dëshiron të paguaj 45 milion euro për sulmuesin.
“Është e pamundur që Aguero të shkoj te Reali në këtë sezon apo në sezonin tjetër. Perez ka vendosur të mos bëj ndonjë ofertë për të”.
“Klubi i vetëm me të cilin kam kontaktuar deri tani për lojtarin është Juventusi i cili të hënë e kaluar më ka dërguar një letë dhe dëshiron të hap bisedime për të blerë lojtarin”.
“Ata kanë shprehur interes, por Aguero do të largohet nga Atletico Madridi vetëm për 45 milion euro”, tha Gil Marin.
Friday, 27 May 2011 13:47