|
|
Tuesday, 16 October 2012 18:01 Ndeshja Inter-Atalanta 4-3 e 31 majit 2009, ka përfunduar në listën e takimeve të dyshuara si të manipuluara në Serinë A. Zbulimi ka ardhur nga Anxhelo Iakoveli, një prej personave të arrestuar dhe të akuzuar se ndikonin në manipulimin e ndeshjeve, pasi vinin shuma të mëdha mbi rezultate të sigurta.
Zbulimin e ka bërë Prokuroria e Barit, e cila ka marrë dëshminë e Iakovelit mbi këtë ndeshje, duke qenë se ky i fundit ishte personi që vepronte për llogari të futbollistëve të Barit, duke vënë para në emër të tyre sa herë që ata manipulonin një takim. Lajmi për manipulimin e ndeshjes Inter-Atalanta i kishte ardhur lojtarëve të Barit si një “falënderim” për punën e mirë që kishin bërë duke manipuluar ndeshjen me Salernitanën. “Na erdhi lajmërimi që të luajmë fort për më shumë se 3.5 gola pasi ishte ndeshje e sigurt. Hodhëm para dhe fituam”, tha Iakoveli para hetuesve për takimin ku i dënuar i Alesandro Doni shënoi dy gola.
Për momentin ka vetëm dyshime dhe asnjë emër konkret lojtari, por hetuesit e Barit e kanë marrë seriozisht këtë çështje, për të kuptuar se mos në trukimet e ndeshjeve gjejnë edhe emra lojtarësh të skuadrave të mëdha, pasi duket qartë se në ekipet e vogla janë thuajse të gjithë të përfshirë në një mënyrë apo tjetër.
Takimi i sipërpërmendur është i fundit i sezonit 2008-2009 dhe në fund të ndeshjes, skuadra që drejtohej nga Zhoze Murinjo ngriti lart trofeun e Serisë A. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »