Djajtë u treguan të vendosur të mos bëjnë më gabime që do t’i mundësonin Chelseas dhe Arsenalit të afrohen më shumë
Kryesuesit e Premier League, Man Utd, kanë arritur fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Evertonit me rezultatin 1-0.
Man Utd, u treguan të vendosur qe të mos bëjnë më gabime qe do t′i mundësonin Chelseas dhe Arsenalit të afrohen më shumë në krye të renditjes. Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën qe nga fillimi United u vërsul drejt portës kundërshtare, derisa goli arriti vetëm në minutën e 85-të, me anë të Chicharitos.
Kryesuesit në dy javët e ardhshme i presin sfida përfundimtare për titull, pasi ndeshen me Arsenalin dhe Chelsean.
Sunday, 24 April 2011 10:13