Pas ardhjes së Pirlos dhe Zieglerit, Juventus tani po punon për të sjellë në Torino mbrojtësin e djathtë, Stephan Lichsteiner. Mbrojtësi i Lazios kushton 12 milionë euro, por Marotta nuk ka ndërmend të shpenzojë një shifër të tillë për të. Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori bardhezi mund të përdorë në marrëveshje një shkëmbim. Tre lojtarët janë Amauri, Motta dhe Storari.
Këta lojtarë pëlqehen nga Lazio dhe duket se do ta ulin ndjeshëm çmimin e lojtarit.
Ndërsa sytë janë të drejtuar drejt Agueros, një faks ku shprehet interesimi, i është dërguar Atleticos, klauzola mbetet 45 milionë euro, e Juventusi po mundohet të bëjë një goditje surprizë. Flitet për Gokhan Inler.
Mesfushori i Udineses, që Pozzo ia ka premtuar Napolit, por duket se lojtari ka zgjedhur Juven. Agjenti i tij, edhe pse nuk përmendi emra, tha se ka interes nga një skuadër e madhe italiane.
Friday, 27 May 2011 11:00