Ish-sulmuesi i Zonjës së Vjetër, i cili aktualisht aktivizohet tek skuadra e Spanjës, Hercules, e siç njihet ndryshe me pseudonimin “TrezeGool”, pranon se dëshiron të kthehet në Seria A, për t’u aktivizuar te Napoli.
“TrezeGool” pranon se ai mund të largohet nga Hercules për në Napoli, nëse klubi spanjoll do të zbresë këtë sezon.
Pavarësisht fitores së tyre 3-1 ndaj Real Sociedad, në fundjavë, klubi është në rrezik për të rënë në ligë të dytë dhe pikërisht për ketë behët e ditur se sulmuesi i cili ka shënuar 10 gola në 24 paraqitje, është duke kërkuar një kthim në Serie A.
“Unë jam në Hercules, dhe objektivi im është të ndihmojë klubin që të shmangë dëbimin”, tha ai.
Por, në pyetjen se a e dëshiron kthimin në Itali, sulmuesi u përgjigj: “Pse jo, nëse me pet mundësia për t’iu bashkuar Napoli, do te ishte e mrekullueshme e tani kur dihet se ata po luftojnë për Scudetto dhe një vend që i dërgon në Champions League “.
Pas derbit më të madh në Itali dhe pas disfatës se Inter, Napoli renditet i dyti në tabelën e klasifikimit në Serie A pas fitores 4-3 me Lazio. Ata janë vetëm tre pikë pas udhëheqësit të tabelës Milan.
Monday, 04 April 2011 14:57