Si çdo vit para fillimit të sezonit të ri, më së shumti do të shkruhet për transferimet e mundshme.
Gjatë muajit janar përkujtojmë transferimin e Fernando Torres 80.21 milionë dollarë, Caroll 56.14 milionë dollarë, Dzeko 46.34 milionë dollarë. Keta janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që janë transferuar në klubet angleze.
Siç shkruajnë disa medie prestigjioze, kjo verë do të jetë shumë interesante. Mirëpo, para se të kryhet ndonjë trasnferim i madh, mbetet vetëm të shkruhet për spekulime të ndryshme si ku do të transferohet Ibrahimoviç, Sanchez, Fabregas, Aguero, Edison Cavani dhe shumë të tjerë.
Sulmuesi i Portos Falcao kohën e fundit është lidhur me transferimin e mundshëm tek Bayern, Tottenham dhe Arsenal, mirëpo kolumbiani është i lumtur tek Porto pas trofeut në Ligën e Evropës dhe Kampionatin portugez.
Këtë sezon pritet edhe transferim i kilianit Alexis Sanchez i cili kohë të gjatë po kërkohet nga klubet e mëdhenj, po interesim më të madh ka shprehë Interi i cili është i gatshëm të paguaj 20 milionë euro dhe tre lojtarë si shkëmbim për sulmuesin ansorë. Përveç Interit, Sanchez kërkohet edhe nga Barcelona, Juventus dhe Manchester City.
Cesc Fabregasin e transferojnë nga Arsenali, mirëpo spanjolli kjo është viti i tetë që luaj me fanellë të topçinjëve, dhe sipas gjitha gjasave kësaj vere ai do të transferohet në Barcelonë, mirëpo ende nuk është e qartë, pasi Wenger ka kërkuar një shumë të cilën Barcelona nuk është në gjendje ta paguaj.
Transferimi tjetër i mundshëm mund të jetë ai i Kun Agueros, i cili është deklaruar se dëshiron të largohet. Çmimi për ta blerë atë është 45 milionë euro i cili ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2014.
Tregu i futbollistëve është i madh dhe është vështirë të numërohen të gjitha ata që do të transferohen këtë verë.
Thursday, 26 May 2011 11:57