Trajneri Skënderbeut, Mirel Josa, ka vlerësuar maksimalisht Dinamon e Zagrebit. Në konferencën e tij për shtyp një ditë para ndeshjes trajneri bardhekuq ka deklaruar se skuadra e tij do të bëjë lojën që ka bërë gjithmonë në këso takime, duke synuar në fund fitoren.
“E kemi parë Dinamon e Zagrebit që është rritur nga ndeshja në ndeshje. Ne nuk mund të themi që si skuadër jemi të favorizuar nga shorti. Megjithatë ne do të luajmë lirshëm në këtë sfidë.
Dinamo ka cilësi shumë të mira. Skuadra do mbrojë mirë pasi kjo na intereson që të mos pësojmë gol. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për këtë kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe dy javore”.
“Skuadra ime nuk ka vetëkënaqësi. Nga ndeshja në ndeshje ne rrisim synimet pasi dhe ne kemi pretendimet tona. Nesër do bëjmë diferencën ne momente të veçanta të lojës. Ne duhet të pakësojmë gabimet tona. Normalisht ky është takim shumë i rëndësishëm qoftë për mua qoftë për futbollistët dhe ne jemi të përgatitur për gjithçka”, u shpreh Mirel Josa.
Wednesday, 19 August 2015 08:18