Radovan Qurçiq ka bërë të ditur se lojtarët e tij do të japin gjithçka në fushë në Elbasan Arena që të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Shqipërisë
Kanë mbetur pak ditë deri në takimin Shqipëri – Serbi që zhvillohet në Elbasan Arena. Trajneri i Serbisë, Radovan Qurçiq është i vetëdijshmë se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Kombëtares shqiptare, por ka thënë se lojtarët e tij do të japin maksimumin në fushë.
“Para nesh janë dy ndeshje të fundit në këtë cikël, me shumë rëndësi, edhe pse nuk kemi shanse për kualifikim në Kampionatin Evropian. Loja në Shqipëri është më e vështira, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe jam i sigurt se lojtarët do të japin çdo gjë nga vetja dhe do të jenë ambasador të vërtetë të Serbisë”, ka thënë Radovan Qurçiq para ndeshjes me Shqipërinë.
“Jemi të vetëdijshëm se për ta është një ndeshje vendimtar, por ne mund t’ju shkaktojmë probleme” ka shtuar më tej trajneri i Serbisë. /Express
Monday, 05 October 2015 16:07