Trajneri i Portos, Julen Lopetegui, ka deklaruar se skuadra e tij e meritoi plotësisht fitoren ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve në kuadër të Grupit G.
Porto fitoi 2 me 1 ndaj skuadrës së ish-trajnerit Mourinho duke kaluar në pozitën e dytë të grupit dhe sipas trajnerit të skuadrës kjo ka qenë plotësisht e merituar.
“Lojtarët ishin spektakolarë. Ishte performanca më e mirë e sezonit. Duhet të uroj skuadrën time. Tri pikët i merituam plotësisht. Ishte e vështirë të shkonim në mes pjesëve me barazim, por reaguam mirë më pas”, ka deklaruar Lopetegui.
Të njëjtin mendim e ka edhe Andre Andre, mesfushori që realizoi golin e parë të takimit.
“Më e rëndësishmja është të fitojmë, s’ka rëndësi kush shënon. Jemi të lumtur shumë, patëm paraqitje të mrekullueshme”, ka thënë ai, transmeton koha.net.
Wednesday, 30 September 2015 09:39