Simoncelli rrëzohet në pistë, ndërsa Colin Edwards nuk ka mundur ta evitojë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur në qafë. Pamjet kritike u duken që në momentin e parë, pasi 24-vjeçari ishte i shtrirë dhe pa lëvizur, me kaskën e hequr nga përplasja e fortë.
Doktori Marco Russo, në deklaraten për Italia 1, deklaroi se “Simoncelli arriti në spital me një arrest kardiak dhe shenjat e gomave në qafë”.
Marco Simoncelli po zhvillonte garën e tij të 149 në botëror. Është shpallur kampion bote në kategorinë 250 cc në vitin 2008 dhe që nga viti i kaluar garonte për Hondën në Moto GP.
Gara e Malajzisë u ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe u pezullua përfundimisht disa minuta më pas, gjë që bëri të mendohej për më të keqen.
Sunday, 23 October 2011 17:14