Përderisa të gjithë po përgatiten për udhëtimin në Riscone di Brunico, kanë nisur të ndodhin gjëra që duken të pazakonta. Dje u mbajt konferenca për shtyp me rastin e prezantimit të Di Benedettos, ku prezent ishte edhe Luis Enrique, por jo edhe Totti.
Siç raporton Corriere dello Sport, tek Totti kanë filluar të shfaqen shenjat e para të humbjes së durimit, dhe si pasojë kishin refuzimin për pjesëmarrjen në konferecë dhe për prezantimin e fanellave të reja.
Një fakt i tillë bëhet gjithnjë e më i besueshëm, duke parë edhe intervistën e fundit të kapitenit gialloross, ku ai nuk u duk të jetë entuiziast për ardhjen e amerikanëve, duke thënë se nuk i njeh dhe se shpreson të punojnë mirë.
Sunday, 17 July 2011 07:06