Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Tottenham është i aftë ta trondisë Real Madridin në Champions League.
Real Madrid ketë fundjave ka humbur ndeshjen e parë të tyre në shtëpi në ketë sezon, kur u mposhten nga Sporting Gijon me rezultat 0-1, duke iu dhënë spursave shpresë për një rezultat të mirë të martën.
Wenger beson se djemtë e Harry Redknapp nuk kanë asgjë për të humbur dhe nuk duhet të frikësohen, sepse kjo është një garë dhe shanset janë 50-50.
Në pyetjen se pse nuk u mposht Barça nga Arsenali, Wenger u përgjigj: Kush nuk u mposht? Nëse gjithçka do të shkonte në rregull në Barcelonë dhe ne do të kishim qëndruar 11-11 ata do të ishin të eliminuar sot.
Monday, 04 April 2011 09:33