Totenham po shqyrton mundësinë e një oferte për mesfushorin e Santos, Paulo Henrike Ganso.
Sipas “Telegraph”, londinezët pritet të zhvillojnë bisedime për nënshkrimin e Gansos duke i afruar 15 milionë stërlina klubit brazilian.
Agjenti i Gansos, Teodoro Fonseka, mbërriti në Londër dhe shpreson të takohet me Totenhem për të diskutuar të ardhmen e lojtarit. Këtij të fundit i është thënë se ai mund të largohet nga Santos në këtë afat të transferimit në qoftë se mund të arrihet një marrëveshje.
Presidenti i Santosit, Luis Oliveira, kohët e fundit njoftoi se Ganso mund të largohet në qoftë se “oferta përmbush kërkesat tona”.
Një mori klubesh kryesorë të Evropës, përfshirë Mançester Junajtid, Milan dhe Inter, kanë qenë të lidhura me një transferim të talentit 22-vjeçar. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 16:07