Tottenham Hotspur e ka vendosur çmimin për yllin e tij, uellsianin, Gareth Bale. Klubi nga Londra kërkon një shumë të madhe prej 50 milionë funtesh ose 60 milion euro.
Kjo shifër duket shumë e lartë për disa klube evropiane që kërkojnë ta transferojnë, si Inter apo Milan. Garenth Bale është një ndër më të kërkuarit në Evropë. Përfshirë Realin e Madridit të Mourinhos.
Por, interes për ta ka shfaqur edhe Chelsea, që mund t’i paguajë 60 milion euro për të.
Chelsea , i cili nuk fitoi asnjë trofe në këtë sezon, po mendon për një rinovim të klubit gjatë merkatos verore.
Ndërsa sulmuesi 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili u përfol shumë se do largohej nga Stamford Bridge dhe mund të kalonte te ish-tranjeri i tij, Mourinjo, në Real Madrid, por që kërkohet edhe nga klubi turk Galatarasay, nuk do të largohet.
Mundësia më e madhe që të largohet është franzeci tjetër, Nicolas Anelka, pas formës se tij të dobët. Anelka kërkohet nga shumë klube evropiane, por edhe nga klube amerikane. Nicolas Anelka ka ardhur tek Chelsea në vitin 2008 nga Bolton.
Tuesday, 31 May 2011 15:58