Transferimi i bujshëm i Fernando Torres nga Liverpooli tek Chelsea nuk solli atë që të gjithë prisnim, por shumë më keq.
Tashmë Torres ka premtuar se sezoni tjetër do jetë ndryshe dhe se periudha e tij e keqe kaloi.
“Sezoni i kaluar ka qenë më i vështiri prej se kam arritur në Angli. Dëshiroj që ta harroj sa më shpejt që është e mundur. Megjithatë nuk pendohem aspak qe erdha në Chelsea, jam i bindur qe do të jemi shumë të fortë gjatë sezonit tjetër”, ka potencuar Torres.
Spanjolli, për paraqitjet e tij të dobëta, ka fajësuar lëndimin që e ka mbajtur gjatë jashtë fushave.
“Unë u lëndova dhe kjo është arsye për paraqitjet e mia. Këto gjëra nuk ndodhin gjithmonë në karrierë. 12 gola në vit nuk janë asgjë për mua, sezonin e ardhshëm do të jem Torres i vërtetë”, deklaroi sulmuesi.
Saturday, 18 June 2011 13:56