Liverpool, Valencia, Atletico Madrid, Manchester United dhe Juventus janë pesë klubet që kanë shpenzuar më së shumti në këtë afat kalimtar.
Harxhimet e klubeve vazhdojnë të jenë të mëdha edhe në këtë afat kalimtar.
Revista e njohur ekonomike ‘Forbes’ ka bërë një artikull ku paraqiten shpenzimet e klubeve.
Në venin e parë është Liverpooli me 110 milionë euro. ‘Reds’ në këtë afat kalimtar kanë blerë lojtarë si Roberto Firmino, Nathaniel Clyne e Christian Benteke.
Pas tyre vijnë Valencia me harxhim prej 109 milionë euro me lojtarë si Negredo, Bakkali, Mina Rodrigo e Gomez, shkruan Telegrafi.
Në vendin e tretë është skuadra tjetër spanjolle Atletico Madrid që ka ofruar lojtarë si Martinez, Vietto, Carraso, Savic e Luiz.
Në pozitën e katërt janë Manchester United që kanë shpenzuar deri më tani 98 milionë euro me afrime si Depay, Darmian, Schweinsteiger, Schneiderlin.
Top 5-shin e mbyll kampioni i Italisë, Juventusi me harxhime prej 91 milionë euro.
Juve ka ofruar lojtarë si Dybala, Mandzukic, Khedira, Zaza e Rugani.
Saturday, 15 August 2015 12:05