Barcelona është ekipi më i mirë i sezonit 2010-2011, duke grumbulluar, sipas Insititutit te Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS, 317 pikë.
Katalunasit luajtën në ketë sezon 62 ndeshje, 38 në Primera Division, 13 në Champions League, 9 në Kupën e Spanjës dhe dy në Superkupën e Spanjës, duke marrë maksimumin e mundshëm.
Në vend të dytë renditet Real Madrid (307 pikë) dhe në të tretin Porto (291.5 pikë). Manchester United (4/285), Manchester City (5/254), Villarreal (6/250), Inter (7/246), Dinamo Kiev (8/222.5), Schalke 04 (9/218). E mbyllë Top 10, skuadra argjentinase Velez Sarsfield, me 213 pikë.
Renditja e Top 10 skuadrave, sipas IFFHS:
1. Barcelona – Spanjë, 317
2. Real Madrid – Spanjë, 307
3. Porto – Portugali, 291
4. Manchester Unitedm – Angli, 285
5. Manchester City – Angli, 254
6. Villarreal – Spanjë, 250
7. Inter – Itali, 246
8. Dinamo Kiev – Ukraine, 222
9. Schalke 04 – Gjermani, 218
10. Velez – Argentinë, 213
Friday, 10 June 2011 10:34