Tirana ka konfirmuar formën e mirë që po kalon duke fituar një ndeshje të rëndësishme në fushën e Pogradecit, për të marrë e vetme kreun e renditjes në Kategorinë Superiore.
Bardheblutë kaluan në avantazh falë golit të parë në kampionat të Florent Azirit në minutën e 18-të, por rezultati u barazua në minutën e 54-t nga Einhazeri. Megjithatë, për të siguruar tri pikët për skuadrën e Rubios mendoi mbrojtësi Dushku, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 78-të. Tani Tirana kryeson e vetme kampionatin, ndërsa ndiqet me një pikë nga kampionët në fuqi të Skënderbeut.
Në takimet e tjera, bie në sy fitorja e thellë 4-1 e Dinamos përballë Tomorit. Blutë kanë shkëlqyer si asnjëherë më parë në këtë sezon duke dominuar dhe duke marrë tri pikë për moral, pasi duket se tani luajnë thjesht për të nderuar fanellën. Kryeqytetasit vazhdojnë të mbajnë vendin e fundit në renditje me 5 pikë dhe thuajse kanë prerë biletën për rënien në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Pogradeci-Tirana 1-2
Kamza-Bylis 1-0
Laçi-Apolonia 1-0
Dinamo-Tomori 4-1
Renditja
Tirana 36, Skënderbeu 35, Teuta 33, Flamurtari 27, Kastrioti 25, Vllaznia 23, Bylis 22, Shkumbini 20, Laçi 17, Kamza 17, Tomori 14, Pogradeci 14, Apolonia 10, Dinamo 5.
Sunday, 11 March 2012 20:15