Julia Timoshenko do të ndjekë ndeshjen finale të Euro 2012 nga spitali i burgut. Lajmin e ka konfirmuar për agjenci të ndryshme lajmesh vetë vajza e saj, Jevgeni, e cila ka bërë të ditur se liderja e opozitës ukrainase “nuk bën tifo për asnjë prej dy skuadrave, thjesht dëshiron të shohë një ndeshje të bukur”.
Burgosja e Timoshenkos dhe aludimet për keqtrajtimin e saj në burg u bënë shkas që shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme evropiane të refuzonin të merrnin pjesë si spektatorë në ndeshjet që kombëtaret e vendeve të tyre zhvillonin në qytetet ukrainase.
Kjo situatë për pak sa nuk shkaktoi edhe incidente diplomatike, pas reagimeve të ashpra të drejtuesve të shtetit ukrainas, me në krye presidentin Janukoviç.
Por me sa duket as Timoshenko, pas hekurave të burgut për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në periudhën kur ishte kryeministre, nuk i ka rezistuar tundimit të shohë finalen dhe ceremoninë që zhvillohet para saj. “Kjo është një ditë shumë e veçantë”, ka pranuar e bija, “por ndërkohë vendi ynë po i largohet gjithnjë e më shumë Evropës”. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Sunday, 01 July 2012 08:25