Mesfushori ukrainas i Bajernit të Mynihut, Anatoli Timoshçuk, ka treguar se synon që të qëndrojë me bavarezët edhe pas përfundimit të kontratës aktuale.
Marrëveshja e futbollistit me këtë klub përfundon në muajin qershor dhe ndonëse ai nuk a vendosur për të ardhmen, Bajerni do të mbetej zgjedhja e tij e parë.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë verës. Mua do të më pëlqente shumë të rrija këtu. Por më parë duhet të flas me Bajern”, tha ai.
32 vjeçari iu bashkua bavarezëve nga Zeniti i Shën Petersburgut në vitin 2009, ndërsa këtë sezon është aktivizuar në 20 takime për kryesuesit e kampionatit gjerman. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 09:10