Gazeta “The Sun” ka zbuluar se tifozi që u bë i famshëm se uli pantallonat dhe mbathjet pas portës ku po gjuheshin penalltitë e Angli-Itali, para gjuajtjes vendimtare të Diamantit, është një biznesmen milioner 35 vjeçar.
Tim O’Liri ka treguar për gazetën se është një tifoz i çmendur dhe ka që prej vitit 2004 që ndjek përfaqësuesen, ndonëse kjo ishte hera e parë që mbështetja e tij kishte rënë në sy të publikut.
“Thjesht po mundohesha të bëja pjesën time. Ishte një veprim i momentit. Do të bëja gjithçka për të parë Anglinë të fitojë, por fatkeqësisht nuk funksionoi”.
“Gjendesha në pjesën tjetër të stadiumit para penalltive, thuajse pësova një infarkt duke vrapuar derisa mbërrita pas porte. Shkova atje se e dija që do të mundeshim dhe u përpoqa që të hutoja kundërshtarin”.
Milioneri që banon në një shtëpi që i ka kushtuar 6 milion paund dhe ka komshi Xhon Terrin, tregoi se veprimi i tij kishte shkaktuar humor edhe në familje, ndërsa kishte marrë edhe miratimin e gruas së tij, Klara, e cila ishte shtatzënë ndaj nuk kishte mundur të udhëtonte me të për të ndjekur aktivitetin. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 27 June 2012 08:02