Fituesi i Lotarisë Kombëtare në Norvegji ka arritur të blejë një nga futbollistët e kombëtares së këtij vendi, mbrojtësin 23 vjeçar Fredrik Berzhe, duke siguruar qëndrimin e tij te skuadra e zemrës, Od Grenland.
Lojtari që ka shpërthyer në vitet e fundit duke u bërë edhe pjesë e kombëtares së Olsen, kërkonte një rritje të ndjeshme të rrogës për të mos u larguar, me klubin që për momentin nuk kishte mundësi ekonomike të plotësonte këtë dëshirë. Për të mbajtur Berzhe te Od Grenland, është dashur ndihma e një tifozi.
Yngvar Borgesen, tifoz i ekipit dhe fitues i freskët i Lotarisë Kombëtare në Norvegji për një shifër të përafërt me 13.5 milion euro, ka vendosur të derdhë 330 mijë euro në arkat e klubit, duke siguruar qëndrimin e mbrojtësit të talentuar.
Në këtë mënyrë, Berzhe do të vazhdojë të luajë për Od Grenland, ndërsa këtij tifozi i shkojnë 25% të të drejtave të shitjes së këtij lojtari në të ardhmen. (LajmeShqip.com)
Thursday, 30 May 2013 19:14