Futbolli është padyshim sporti më i bukur në botë dhe kjo lojë është bërë e popullarizuar në të gjithë planetin.
Në një vend të largët si Malajzia, nuk mendonte askush se do të luaj një futbollist shqiptarë, por e vërteta është se aty luan anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi që i ka pushtuar zemrat e tifozëve vendas të Kedah FA.
Falë futbollistit tonë fantastik, në shtetin e Malajzisë sot valëvitet flamuri kombëtar shqiptar, por në disa ndeshje tjera ka qenë i pranishëm edhe flamuri i Kosovës i pranishëm në tribuna nga tifozët.
Kosova dhe Shqipëria janë bërë vende të njohura në Malajzi, vetëm falë futbollistit Liridon Krasniqi i cili me sukseset e tij në futbollin aziatik ka bërë që dy vendet tona të njihen mirë nga aziatikët.
Krasniqi shpeshherë ka shpalosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës kur ka shënuar gola me skuadrën e tij Kedah.
Kujtojmë që Liridoni është zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë të vitit në futbollin e Malajzisë, duke lënë mbrapa edhe ish-sulmuesin e Liverpoolit, El Hadji Diouf.
Monday, 19 October 2015 15:04 
