Duket se Jose Mourinho po humb besimin edhe tek tifozët e Realit të Madridit, pasi njihet si një trajner me një gjuhë jo të mirë, tashmë problem tjetër për Mourinhon do jenë edhe vet tifozët e Realit pasi ata kanë vendosur qe ti thonë mjaft kësaj loje që po luan portugezi, sepse nuk ka mbetur vend e skuadër pa u kacafytur.
Shume njerëz me emër në botën e futbollit nuk e pëlqejnë këtë stil te Mourinhos dhe mendojnë se portugezi, me stilin e tij provokues, është duke ia humbur imazhin qe kishte Reali ne Evropë dhe në botë.
Gazeta madrilene “Marca” e afërt me Realin e Madridit, ka organizuar një sondazh me pyetjen: “A ka të drejte Mourinho kur thotë se Barça ndihmohet nga arbitrat” ?
Dhe ,71% , ose mbi 52,012 tifoz e të anketuarve janë përgjigjur me “JO”, kurse vetëm 28,1%, ose 20,343 tifoz e kanë përkrahur Mourinhon.
Kjo tregon se dal-nga-dal, Jose Mourinho është duke e humbur besimin edhe tek vet tifozët e Madridit dhe duket se largimi i tij nga Spanja mund te jete shume afër.
Friday, 29 April 2011 06:37