Beograd (PLOTESUAR, 25 Janar, 18:00)- Serbia i kërkoi falje Kroacisë për sulmin e kryer nga huliganët serb kundër tifozëve kroat në Novi Sad pas ndeshjes midis Kroacisë dhe Francës në kuadër të Kampionatit evropian në hendboll, që po mbahet në Serbi.
Kolona e automjeteve, në të cilat ka pasur tifozë kroat, është sulmuar nga huliganët serb mbrëmë vonë. Sulmuesit kanë gjuajtur me gurë dhe shfrytëzuan shkopinj besbolli, me çka janë thyer dritaret e disa automjeteve.
Policia serbe ka burgosur nëntë persona nga sulmuesit e dyshuar në Novi Sad, duke i kërkuar falje kroatëve dhe premtoi hetim të tërësishëm të rastit. Qeveria kroate iu ankua Serbisë për shkak të sulmit.
******************************
Beograd- Tifozët kroat u sulmuan mbrëmë në Novi Sad pas ndeshjes së Kroacisë me Francën nga Liga evropiane në hendboll që mbahet në Serbi. Policia serbe arrestoi gjashtë persona.
“Në Novi Sad u arrestuan gjashtë persona dhe vazhdon hetimi pas të tjerëve”, deklaroi drejtori i policisë Milorad Veloviq duke shtuar se në hetimin janë përfshirë edhe policët kroat të cilët janë në qytetin në lidhje me ndeshjen.
Tifozët kroat deklaruan për mediat lokale në Vojvodinë se kanë qenë të sulmuar prej rreth pesëdhjetë personave të rinj. Një tifoz i Kroacisë pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital.
Wednesday, 25 January 2012 18:15