Tifozët e skuadrës polake Lech Poznan, e bojkotuan ndeshjen e skudrës së tyre në Europa Ligë ndaj Beleneses.
Arsyeja e bojkoktit të këtij takimi, ishte protesta e tifozëve kundër vendimit të UEFA-së, që çdo ekip që garon në Ligën e Kampionëve apo Europa Ligë të dhurojë nga një euro për çdo biletë të shitur si ndihmë refugjatëve.
Ndeshja u luajt në prani të 3.000 shikuesve në një stadium mesatarja e të cilit ishte 20.054 tifozë për ndeshje stinorin e kaluar.
Një banderolë në të cilën shkruante “Stop islamizimit”, ishte vendosur në njërën prej hyrjeve, raporton The Guardian.
“Kjo është e qartë dhe e thjeshtë për ne, nuk i duam refugjatët në Poloni”, shkruante në një flamur në njërën prej ndeshjeve të ekipit në ligë.
Monday, 21 September 2015 14:08