Sfida mes Lacios dhe Totenhemit për turneun e Europa League është paraprirë nga disa incidente aspak të këndshme ku kryesori është përplasja e përgjakur mes tifozëve të dy skuadrave.
Një grup tifozësh të Lacios, kanë hyrë të maskuar në një lokal ku gjendeshin tifozët e Totenhemit dhe pasi i kanë provokuar këta të fundit, kanë filluar një betejë të mirëfilltë me britanikët.
Tifozët italianë kanë patur me vete edhe thika dhe pasi kanë goditur grupin e tifozëve anglezë, janë larguar me shpejtësi me motorë nga vendngjarja, pasi kanë shkatërruar edhe një pjesë të lokalit në të cilën ka ndodhur kjo zënkë masive.
Në spital kanë përfunduar 10 tifozë anglezë të plagosur, ku një prej tyre është në gjendje kritike pasi i është çarë aorta pas sulmit me thika. Policia italiane ka ndalur disa të dyshuar për këtë ngjarje, ku më i riu është i datëlindjes 1992 dhe më i vjetri i datëlindjes 1967. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 November 2012 16:12