Tifozët ultras të Interit kanë zhvilluar një proteste mjaft origjinale kundër drejtuesve të klubit për atë që ka ndodhur në këtë sezon. Në fillimin e ndeshjes kundër Lacios, ata kanë shpalosur shumë parulla të mëdha, duke filluar nga ajo që i drejtohej drejtpërdrejt presidentit Morati.
“President, kemi mbështetur gjithë vitin skuadrën pa kontestuar. Ju e doni Interin, ne e duam Interin. Tani është koha e përgjigjeve”, shkruhej në këtë parullë që më pas u pasua nga disa parulla të tjera në të cilat viheshin me radhë pyetjet që tifozët i drejtonin Moratit:
1. Sipas jush, pse i gjithë stadiumi ka duartrokitur parullat e fundit të ultrasve kundër klubit?
2. Përse janë vënë në diskutim të njëjtët doktorë me të cilët fituam tre trofetë?
3. Përse procesi i vjetërsimit të skuadrës përfshin shitjen e të rinjve që janë në skuadër apo që vijnë nga sektori i të rinjve?
4. Çfarë kuptimit ka të shesësh gjithmonë lirë lojtarët tanë?
5. 2010-2013. Nga maja e botës është përfunduar te situata aktuale. Përballë shembullit të klubeve të tjera evropiane, a mendon se faji duhet t’i shpërndahet të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve në këtë periudhë?
6. Si ka mundësi që klubi ka qenë gjithmonë pasiv ndaj çdo sulmi mediatik?
7. Te Interi ka gjithmonë një fajtor për t’u vënë në turrën e druve dhe një dekonspirim lajmesh që nuk shihet asnjëherë në klube të tjera. A nuk do të ishte e përshtatshme të ekzistonte në bordin drejtues një “njeri i fortë”, i aftë të transmetojë ndjenjën e përkatësisë, të menaxhojë të gjitha situatat e klubit dhe të dalë personalisht në mbrojtje të klubit?
8. Përse nuk është shpjeguar asnjëherë arsyeja reale e largimit të Orialit nga drejtimi?
9. Përse thuhet se Interi është një familje kur realiteti është krejtësisht ndryshe? Nuk e keni vënë re se të gjithë mendojnë për veten dhe për poltronin e tyre?
10. Si mund të lejohet që fanella e dytë e Interit të jetë e kuqe nëse je interist?
11. Thuhej se ëndrra juaj ishte Liga e Kampioneve, si babai juaj… tani thuhet se dëshira tjetër juaja është stadiumi i ri… Në rregull, po Interi?
12. Përse kush largohet nga Interi flet gjithmonë mirë për ju, por keq për Interin?
Ky ishte kontestimi i tifozëve zikaltër, përballë të cilëve Morati ka pranuar se kishin të drejtë të protestonin.
“Si tifoz do të kisha bërë të njëjtën gjë, nuk është se më ka mbetur hatri. Gjithsesi ishin parulla civile”, ishte komenti i numrit 1 të zikaltërve. (LajmeShqip.com)
Thursday, 09 May 2013 09:19