Pep Guardiola pritet të zëvendësoj Jose Mourinhon.
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho po i luan ditët e tij të fundit në skuadër, pasi Roman Abramovich pritet ta shkarkoj atë pas rezultatet e dobëta të skuadrës.
Por, kjo nuk duhet t’i shqetësoj tifozët e Chelseat, pasi një tjetër super trajner pritet ta marr drejtimin e skuadrës londineze.
The Sun shkruan se trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola është dëshira kryesore e Abramovichit dhe favoriti për të marrë drejtimin e Chelseat.
Kujtojmë se Guardiola ka kontratë me Bayern Munichun deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij. /Express
Tuesday, 27 October 2015 10:35