Tiago Silva i ka kërkuar kapitenit të Arsenalit, Robin Van Persi, që t’i bashkohet Milanit.
Holandezi përmendet shpesh për një lëvizje të mundshme në “San Siro” gjatë verës, pasi ai ka disa dyshime mbi të ardhmen e tij me klubin e Londrës.
“Ai është një kampion dhe të gjithë kampionët janë të mirë për Milanin” tha qendër-mbrojtësi për “Corriere dello Sport”.
“Ai ka një bonus shtesë sepse është i ndryshëm me lojën e tij dhe jo vetëm sepse ai është një sulmues i majtë shumë i shpejtë”.
“Ai ka aftësinë për të trullosur mbrojtësit me lëvizjet e tij, të cilat janë gjithmonë drejt golit”, ka shtuar braziliani.
“Në këtë kuptim ai ma kujton mua Pipo Inzagin, i cili, si Van Persie, mund të bëjë dëme në fushën e lojës”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 23 February 2012 11:56