Tiago Mota, një nga protagonistët e sezonit historik ku Interi fitoi gjithçka në Itali dhe Evropë, u largua në janar të këtij vitit me destinacion PSZH-në dhe menjëherë mungesa e tij në mesin e fushës është ndjerë te zikaltërit. Por vetë futbollisti duket se është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, pasi ish-skuadra e tij po e mbante peng kundër dëshirës.
“Mendoj se klubi kishte parashikuar largimin tim dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhi që në verë, ishte prej ardhjes së Gasperinit. Ai kërkoi që të qëndroja dhe mua më erdhi keq që më mbajtën kundër dëshirës. Më pas erdhi mundësia që të transferohesha te PSZH, një rast shumë i rëndësishëm si profesional, ashtu edhe personal”, tregon mesfushori që ka luajtur 7 ndeshje me fanellën e Italisë.
Mota ka zbuluar se i është lutur disa herë Moratit që ta shisnin sa më parë, pasi për të qëndrimi në ekip ishte bërë i pamundur, ndoshta edhe për shkak të armiqësive të krijuara brenda ekipit me lojtarë të ndryshëm.
“Kam folur shumë herë me të, ashtu si edhe e Brankan dhe Ranierin. Do të largohesha gjithsesi në verë dhe kjo gjë nuk më pëlqente, nuk dëshiroja të rrija në një vend ku e dija që nuk kisha të ardhme. Ndaj bëra valixhet gati me mundësinë e parë që u shfaq”.
“Unë nuk ka patur probleme brenda dhomave të zhveshjeve me lojtarë të Interit, por është normale që me disa futbollistë mund të mos ndjehesh mirë. Kambiaso me siguri që nuk është një miku im, por unë jam munduar ta respektoj në ambientin e punës”, ka treguar futbollisti. (LajmeShqip.com)
Saturday, 12 May 2012 10:40