Tiago Alkanatara është mjaft i kënaqur me sezonin e katalanasve deri tani dhe mendon se ata ende mund të fitojë titullin kampion, ndonëse gjenden në vendin e dytë në renditje, me 10 pikë pas Real Madrid.
Mesfushori i ri beson se Barcelona ende mund të përmbysë situatën dhe mendon se ky ka qenë një sezon i mirë për kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve deri tani.
“A mund të fitojmë kampionatin? Ne e dimë se kampionati është më i komplikuar për shkak të pikëve që jemi prapa por unë mendoj se ne kemi treguar deri më tani që mund të bëjmë gjithçka dhe se do të vazhdojmë të bëjmë këtë”, tha Tiago Alkantara në faqen zyrtare të Barcelonës.
“Unë mendoj se ky ka qenë një sezon i mirë. Ne lojtarët nuk jemi të kënaqur plotësisht, sepse ne duam të tre titujt për të cilët jemi në garë, por unë mendoj se është një sezon i mirë”.
“Tifozët janë mësuar me faktin se ekipi ka fituar shumë tituj në vite pak”.
Barcelona aktualisht është duke u përgatitur për ndeshjen e kampionatit kundër Atletiko Madridit të dielën. (LajmeShqip.com)
Thursday, 23 February 2012 17:17