Karlos Tevez ka folur pozitivisht për miqtë e tij te Mançester Junajtid dhe për ish-trajnerin e tij Sër Aleks Ferguson.
Tevez, e ka quajtur si një ndër menaxherët më të mirë Fergusonin dhe nuk dihet se si do ta presin këtë deklaratë tifozët e Sitit që kanë një rivalitet të ashpër me “Djajtë e kuq”. Gjithashtu, argjentinasi pati fjalë të mira edhe për Pol Skols, Rajan Gigs dhe Uejn Runi.
“Unë e di se Ferguson nuk ka marrëdhënie të mira me mua, por së bashku me ish-trajnerin e Argjentinës, Marselo Bielsa, këto dy janë menaxherët më të mirë që kam pasur”.
“Pol Skols është profesionisti më i mirë. Runi dhe Gigs … unë nuk kam asnjë fjalë për t’i përshkruar, ata ishin të shkëlqyer për mua”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 February 2012 11:47