Deklaratat e dhëna nga Thiago Silva për “Globoesporte”, tregojnë qartë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Milani.
Pak ditë më parë, mbrojtësi brazilian, me numër 33, Thiago Silva, rinovoi kontratën me Milanin deri në vitin 2016.
“Barcelona? Janë vetëm thashetheme, dua të theksoj se nuk ka asgjë konkrete midis Milanit dhe Barcelonës, dhe jam i lumtur këtu. Kjo është e vërteta”, tha ai
“Kupa Amerikane? Dëshiroj që të shkoj me Brazilin në finale dhe kundërshtar të jetë Argjentina. Dua t’u hakmerrem atyre për humbjen në Dubai”.
“Messi? Do doja shumë ta ndaloj atë, më shumë se çdo sulmues tjetër. Dua një Messi për ta ndalur, jo për bashkëlojtar”, tha Thiago Silva.
Monday, 20 June 2011 14:37