Duket që Liverpolli e ka edhe një shënjestër, në rrugëtimin e tij për t’iu rikthyer majave të futbollit botëror, pas rënies së formës në dy vitet e fundit.
Objektiv i “redsave” duket që kësaj radhe është kush tjetër pos yllit argjentinas, Gonzalo Higuain.
Por, në garë për sulmuesin që luan në Real Madrid, pos Liverpoolit është edhe konkurenti i tij i fuqishëm, që gjithashtu nuk ka gëzuar formë të mirë në vitet e fundit, gjigandi Italian Juventus.
Të dyja këto ekipe që duan ta përforcojnë sulmin në sezonin vijues, e kanë piketuar si zgjidhjen eventuale të qëlluar, Gonzalon. (LajmeShqip.com)
Friday, 15 July 2011 13:42